Trajneri i famshëm kroat, e pyet papritur për flokë Ajet Shoshollin! Kështu i përgjigjet...

Futboll

Trajneri i famshëm kroat, e pyet papritur për flokë Ajet Shoshollin! Kështu i përgjigjet...

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2022 Në ora: 19:22
Ajet Shosholli

Para 37 viteve (1985) së bashku drejtonin klubin e futbollit Prishtina të gjeneratës së artë në ligën e parë ish jugosllave, trajneri i famshëm kroat Mirosllav Çiro Bllazheviq dhe Ajet Shosholli.

Shosholli sot komunikoi në telefon me Bllazheviqin, për të mësuar rreth gjendjes së tij shëndetësore, pasi tani e një kohë vuan nga sëmundja e rëndë!

Bllazheviqi si gjithmonë shquhet me batuta dhe aspak nuk i përton këtyre punëve.

Image

Mirosllav Çiro Bllazheviq dhe Ajet Shosholli

Paksa e zuri si në befasi Shoshollin! 

Gjatë bisedës telefonike, Blazheviqi  pa nja pa dy e pyet Shoshollin: “Ajet, edhe ty të paskan ra flokët a, të paskan ra a...”. 

Shosholli qeshet dhe ia kthen me të parën: “Po bre Çiro, vjetët e bëjnë të veten, nuk jemi të ri”.

Bllazheviqi qeshet me batutën e tij, duke i thënë: “Kujtime të mira kam shumë nga Kosova!”. Vazhdon komunikimi disaminutësh mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat