Ideja e “Zonjës së Vjetër” - huazimi

Futboll

Ideja e “Zonjës së Vjetër” - huazimi

Më: 30 janar 2022 Në ora: 12:50
Aubameyang

Juventusi vazhdon të jetë aktiv në merkaton e janarit. Pasi transferuan Dushan Vlahoviqin, “Zonja e Vjetër” po tenton një tjetër sulmues.

Bardhezinjtë dje kanë hapur bisedimet me Arsenalin për të provuar së afruari në skuadër edhe Aubameyangun.

Ideja e “Zonjës së Vjetër” është ajo e një huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, duke parë se në Londër duan ta largojnë me çdo kusht gabonezin.

Për Aubameyangun, i cili u kthye me probleme në zemër nga Kupa e Afrikës, pas infektimit me COVID, është në garë edhe Barcelona.

Katalonasit do të mund të hiqnin dorë nëse Juventusi ia jep Moratan atyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat