Milani pret vendimin e Ibrës

Futboll

Milani pret vendimin e Ibrës

Më: 30 janar 2022 Në ora: 17:31
Milani pret vendimin e Ibrës

Derbi i fundit për Ibrahimoviç? Sipas edicionit të sotëm të La Gazzetta dello Sport, kampioni suedez, i cili deri më tani e kishte shmangur gjithmonë idene e terheqjes, tani është i pari që ia bën vetes këtë pyetje. Sepse muajt kalojnë, vitet (dhe sëmundjet) grumbullohen dhe trupi fillon të mos reagojë ndaj stimujve si në të kaluarën.

Për Zlatan, pra, a mund të imagjinohet një tjetër sezon në krye? Milani tashmë është në kërkim të merkatos së verës dhe sulmit që do të vijë. Sepse reparti, me Giroud-in që do të shkoje 36 vjeç dhe Lazetic ende shumë i papjekur për të qenë në gjendje të ndezë dritën, ka nevojë për një sasi të caktuar golash.

Maldini dhe Massara presin një sinjal nga Ibrahimovic përpara se të përshkruajnë strategjinë. Zgjedhja do të piqet në javët në vijim dhe do të ndahet nga lojtari dhe klubi. Me pak fjalë, vendimi do të merret në harmoni totale: nëse motivet dhe fiziku i Ibrës qëndrojnë, rinovimi do të vijë automatikisht. Përndryshe, palët do të thoshin lamtumirë përfundimisht.

Tre emra në fokus

Sa i përket merkatos, e vetmja siguri për momentin është se Milani do të lëvizte në një drejtim me Zlatanin ende në skuadër dhe në një tjetër nëse suedezi vendos të varë këpucët.

Jo çuditërisht, në fletoren e Maldini dhe Massara ka profile të ndryshme me karakteristika të ndryshme. Kuqezinjtë, për shembull, pëlqejnë shumë Noa Lang, anësorin sulmues të Bruges, por edhe Jonathan David të Lille (Botman dhe Renato Sanches janë në diskutime gjithashtu) dhe Alexander Isak i Real Sociedad, ky i fundit  bashkatdhetar i Ibrahimoviç.

Vleresime rreth 40 mln euro e siper, por qe Milani do ti beje pasi te kete marre “ok” nga Ibra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat