Ultrasit e Juventusit hakmerren

Futboll

Ultrasit e Juventusit hakmerren

Më: 30 janar 2022 Në ora: 18:59
Ultrasit e Juventusit hakmerren

Transferimi i Dushan Vlahoviç nga Fiorentina tek Juventus, nuk është kapërdirë nga tifozët vjollcë, të cilët kanë shpërthyer në parulla dhe deklarata kundër lojtarit dhe drejtuesve të klubit.

Ata e etiketuan Juventusin si e keqja e futbollit dhe kjo deklaratë e tyre nuk është lënë pa u kaluar nga ultrasit bardhezi. Një tifogrup i quajtur “Viking Juve”, ka dalë me një parrullë ku ka ironizuar historinë e klubit të Fiorentinës.

“Ju jeni krenaria dhe lavdia e Fiorentinës? Por asnjë prej lojtarëve tuaj nuk e mban mend këtë.

E vërteta është që ju nuk vleni o copa m**i!”, thuhej në banderolë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat