Pique flet për synimet me Barcelonën, rikthimin te Spanja, Dembele, Mbappe dhe Haaland

Futboll

Pique flet për synimet me Barcelonën, rikthimin te Spanja, Dembele, Mbappe dhe Haaland

Më: 31 janar 2022 Në ora: 00:26
Gerard Pique

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka shprehur dëshirën që të jetë sërish ndër mbrojtësit më të mirë në botë.

Spanjolli vazhdon të jetë titullar te Barcelona, sidoqoftë forma ka rënë në krahasim me vitet e fundit.

Derisa ishte drejtpërdrejt në “Twitch”, Pique ka pranuar se dëshiron të jetë ndër mbrojtësit më të mirë në botë dhe nuk i mbyll derën as Kombëtares së Spanjës.

“Dua të luftojë që të jem ndër mbrojtësit më të mirë në botë sërish”.

“Nuk ia mbylli derën as Kombëtares së Spanjës”.

Tutje, Pique tha se e kupton situatën e Dembeles.

“Situata e Dembele? E kuptoj situatën e klubit dhe gjithashtu e kuptoj situatën e lojtarit dhe agjentit”.

“Mbappe dhe Haaland? Nëse do vendosja kusht, do thosha që Haaland dhe Mbappe nuk do luajnë për skuadrën e njëjtë. Në mendimin tim, jo informatat, por janë dy lojtarë që do luftojnë për Topin e Artë”

Ndërkohë, Barcelona është duke punuar me PSG-në për një shkëmbim që do përfshijë Ousmane Dembelen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat