Edhe Ismet Munishi i del në përkrahje profesorit nga Vushtrria

Futboll

Edhe Ismet Munishi i del në përkrahje profesorit nga Vushtrria

Më: 31 janar 2022 Në ora: 22:44
Ismet Munishi

Trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi e ka përkrahur profesorin që u bë i njohur për vallëzimin e tij.

Lulëzim Paci nga Vushtrria ka rrëfyer sot se është duke i përjetuar rëndë ofendimet që po merrë pasi videot e tij duke vallëzuar u bënë virale.

Pas rrëfimit të tij sot, ku edhe shpërtheu në lot, Paci mori përkrahje të madhe.

E përkrahje ai mori edhe nga Munishi. Ai në profilin e tij në Facebook shkroi: “ Tu gëzoftë zemra profesor që i shtine me kërcy krejt Shqiptarinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat