PSG eliminohet nga Kupa e Francës, Nice fiton pas penalltive

Futboll

PSG eliminohet nga Kupa e Francës, Nice fiton pas penalltive

Më: 31 janar 2022 Në ora: 23:36
Lionel Messi

Paris Saint-Germain është eliminuar nga Kupa e Francës në 1/8 e finales nga Nice pas ekzekutimit të penalltive.

Parisienët ishin nikoqirë të Nice, në një ndeshje që u mbyll 0:0 pas 90 minutave.

Pas 14 penalltive, Nice fitoi 6:5, duke u kualifikuar kështu në çerekfinaln e Kupës së Francës.

Messi u rikthye si titular në këtë ndeshje, megjithatë nuk arriti të lërë gjurmë.

Ai ishte i pari që realizoi penalltinë, duke u treguar i saktë.

Për PSG-në penalltinë e realizuan Messi, Mbappe, Draqxler, Verratti dhe Bernat, kurse dështuan Paredes dhe Xavi Simons.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat