Beqiraj transferohet te klubi shqiptar

Futboll

Beqiraj transferohet te klubi shqiptar

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 11:03
Beqiraj transferohet te klubi shqiptar

Futbollisti i mirënjohur shqiptar, Fatos Beqiraj do të rikthehet të luajë në futbollin ballkanik.

33-vjeçari që ka bërë një karrierë të bujshme në Evropë, do ta vazhdojë karrierën në kampionatin elitar malazez.

Burime të FrontOnline mësojnë se futbollisti i lindur në Pejë do t’i bashkohet Deçiqit të Tuzit.

Portali mëson se Beqiraj tashmë ka arritur marrëveshje me klubin shqiptar dhe shumë shpejt do të vie zyrtarizimi.

Ndryshe, Beqiraj në karrierën e tij ka luajtur për klubet si Astana, Wisla Krakow, Bnei Yehuda, KV Mechelen, Dinamo Moska, Dinamo Zagreb, etj.

Ndërkaq, karrierën e tij, reprezentuesi i Malit të Zi e nisi në futbollin kosovar me klubin Shqiponja.

Ndryshe, Deçiqi pas 19 javësh në kampionatin malaez ndodhet në vendin e dytë me 33 pikë të tubuara, tetë më pak se lideri, Sutjeska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat