Derbi në Ligën 1 të Francës mes Lyonit dhe Marseille

Futboll

Derbi në Ligën 1 të Francës mes Lyonit dhe Marseille

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 12:19
Lyoni dhe Marseille

Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet derbi mes skuadrës së Lyonit dhe asaj të Marseille, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 22 të Ligës 1 të Francës.

Të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në xhiron e tyre të fundit, ku Marseille e mposhti me rezultat 2:0 skuadrën e Lens, kurse Lyoni siguroi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër St. Etienne.

Të dy këto skuadra i ndajnë plot nëntë pikë në tabelë, ku Marseille zë vendin e tretë me gjithsej 42 pikë, krahas Lyonit që renditet në pozitën e 11 me vetëm 31 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Lyonin nuk do të paraqiten Aouar, Da Silva, Dembele, Denayer, Kadewere, Paqueta, Pintor, Reine-Adelaide dhe Toko Ekambi, kurse te Marseille do të mungojnë Dieng, Gerson dhe Gueye.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Lyon (3-4-2-1): Lopes; Lukeba, Boateng, Castello; Leo Dubois, Habib Keïta, Maxence Caqueret, Henrique; Xherdan Shaqiri, Barcola; Rayan Cherki

Marseille (4-2-3-1): Lopez; Rongier, Saliba, Caleta-Car, Peres; Kamara, Guendouzi; Under, Payet, Henrique; Bakambu

21:00 Lyon – Marseille (Stadiumi Parc Olympique Lyonnais)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat