Flet ylli brazilian që po lidhet me transferim te Real Madridi

Futboll

Flet ylli brazilian që po lidhet me transferim te Real Madridi

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 12:19
Endrick

Sipas disa raportimeve nga mediat spanjolle, ylli brazilian Endrick është bërë njëri nga synimet kryesore për tu transferuar nga gjigandi spanjoll Real Madrid.

Krerët e Real Madridit veçse kanë hapur bisedimet për të transferuar talentin 15 vjeçar, dhe shpresojnë që të arrijnë marrëveshje me Palmeiran që ta transferojnë Endrick në “Santiago Bernabeu”.

Këtyre spekulimeve tani iu është adresuar edhe vetë Endrick, i cili nuk e fshehu admirimin e tij që e ka drejt Realit, madje edhe tregoi se do të bëjë tifo për gjigandin spanjoll në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

“Unë e dua tej mase Real Madridin. E lexoj historinë e Real Madridit. Jam duke bërë tifo për ta që ta fitojnë edhe një tjetër titull të Ligës së Kampionëve”, tha Endrick.

Endrick ka regjistruar plot 168 gola në 170 ndeshje në nivel futbolli me të rinj, dhe në shumicën e rasteve është duke u konsideruar si Vinicius i ri.

Real Madridi është skuadra favorite për nënshkrimin e Endrick, edhe pse ky i fundit është i detyruar të qëndrojë në Brazil derisa të mbush 18 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat