Pas Uzunit, edhe Balaj ndërron skuadër

Futboll

Pas Uzunit, edhe Balaj ndërron skuadër

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 13:51
Bekim Balaj

Të dy sulmuesit e Kombëtares së Shqipërisë Myrto Uzuni dhe Bekim Balaj ndërruan këtë merkato të janarit skuadra.

Myrto Uzuni la gjigandin hungarez Ferencvaros, vetëm për t’iu bashkuar skuadrës spanjolle Mallorca.

Në anën tjetër, bashkëkombësi i Uzunit, Bekim Balaj po ashtu këtë janar ndërroi ambient, ku kaloi në Ligën e Turqisë. Balaj ka përfunduar eksperiencën e tij në kampionatin rus me skuadrën e Nizhnit, ndërsa të dielën u prezantua si transferimi më i ri i Bolusporit në Ligën e dytë turke.

Ai i bashkohet kështu edhe tre lojtarëve të tjerë shqiptarë, Gentian Selmanit, Odise Roshit dhe Dejvi Bregut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat