Dortmundi kërkon qendërmbrojtësin

Futboll

Dortmundi kërkon qendërmbrojtësin

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 14:50
Dortmundi kërkon qendërmbrojtësin

Borusia Dortmund po planifikon qysh tani një lëvizje për merkaton e verës.

Skuadra e Dortmund ka kthyer sytë kah mbrojtësi i Bajern Munihu, Niklas Sule.

Sipas “Sport1”, reprezentuesi i Gjermanisë është në muajt e fundit të kontratës së tij me bavarezët dhe larg marrëveshjes për rinovimin. Lojtari me shumë gjasë do të futet në merkaton e verës si një lojtar i lirë, dhe Dortmund po synon të shfrytëzojë këtë situatë.

Në garë për lojtarin me siguri do të jetë edhe Barcelona, e cila interesimin e saj ka shfaqur qysh me hapjen e merkatos së janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat