Legjenda e Unitedit me mesazh për Van de Beek pas kalimit te Everton

Futboll

Legjenda e Unitedit me mesazh për Van de Beek pas kalimit te Everton

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 16:39
Donny van de Beek

Legjenda e Manchester Unitedit, Edwin van der Sar i ka uruar fat mesfushorit Donny van de Beek pas huazimit te Everton.

Everton e njoftoi dje marrëveshjen për huazimin e holandezit në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.

24-vjeçari do luajë për rivalin deri në fund të sezonit, por klubi nuk posedon ndonjë opsion blerje.

Pas postimit të Van de Beek në rrjetin social “Instagram”, një ndër komentet ishte të ish portierit të Man Unitedit, Edwin van der Sar që i uroi suksese te klubi i radhës.

“Fat më shumë me këtë klub në veriperëndim të Anglisë Donny”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat