Uellsiani është pritur si hero në Skoci

Futboll

Uellsiani është pritur si hero në Skoci

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:19
Allegri

Pas dy vitesh e gjysmë pa shumë gëzime, Aaron Ramsey ka pranuar të largohet nga Juventus për t’u transferuar në Skoci te Glasgoë Rangers në këtë merkato të janarit.

Uellsiani është pritur si hero në Skoci dhe ka nga ata që mendojnë se bardhezinjtë mund të pendohen që e lanë të largohet ish-mesfushorin e Arsenal-it. Një nga ata është Joe Ledley, ish-lojtar i Celtic dhe uellsian si Ramsey.

“Jam i bindur se Aaron do t’i kishte shërbyer akoma Juventus-it. I kam parë të luajnë disa herë dhe nuk e shpjegoj sesi një lojtar si Ramsey nuk arrinte të gjende hapësira”, ka thënë Ledley për Daily Record.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur brenda skuadrës, as nuk kam folur me të, por kishte nevojë të ndërronte ekip dhe të kthehej të luante me vazhdimësi. Në Skoci do të ndihet shumë mirë, edhe në Itali tifozeria është e zjarrtë, por asgjë nuk mund të krahasohet me atmosferën e Old Firm. Dhe Aaron do ta kuptojë shpejt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat