Klubi londinez e përfundoi transferimin e sulmuesit të talentuar,

Futboll

Klubi londinez e përfundoi transferimin e sulmuesit të talentuar,

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 18:57
Klubi londinez e përfundoi transferimin e sulmuesit të talentuar,

Klubi londinez e përfundoi transferimin e sulmuesit të talentuar, por që do të qëndrojë në huazim te skuadra aktuale deri në fund të sezonit.

“Ne kemi përfunduar nënshkrimin e Mason Burstow nga Charlton Athletic, me sulmuesin që kthehet në Valley në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit 2021/22”, thuhet fillimisht në komunikatën e Chelseat.

“Burstow iu bashkua Charltonit në tetor të vitit 2020 nga Welling United dhe bëri debutimin e tij për skuadrën e parë në fillim të këtij sezoni në Trofeun EFL kundër Crawley Town. I inkuadruar vonë nga bankina, sulmuesi shënoi me prekjen e tij të parë në futbollin profesionist me një goditje të shkëlqyer me kokë, vetëm dy minuta pas inkuadrimit të tij”.

“Atij iu desh dy herë më shumë kohë për të shënuar në debutimin e tij në FA Cup me një lëvizje të ulët në këndin e poshtëm katër minuta pas hyrjes në përballjen kundër Havant & Waterlooville, me një debutim në League One pas dy javësh më vonë. Në total, ai ka 14 paraqitje dhe gjashtë gola për Addicks deri më tani këtë sezon”.

“Burstow do të vazhdojë zhvillimin e tij si huazim me skuadrën e Johnnie Jackson, i cili aktualisht është i 14-ti në League One”, thuhet më tej në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat