Commisso shpërthen kundër serbit

Futboll

Commisso shpërthen kundër serbit

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 20:27
Commisso shpërthen kundër serbit

Transferimi i Dushan Vlahoviq nga Fiorentina tek Juventus ka qenë operacioni më i bujshëm i merkatos së janarit. Një operacion që ka zemëruar shumë tifozët vjollcë dhe ka lumturuar ata bardhezinj.

Presidenti i klubit vjollcë, Commisso, i cili është kritikuar nga tifozeria për faktin që ia ka shitur sulmuesin rivalëve të përjetshëm, ka komentuar me fjalë të ashpra shitjen e serbit:

“Operacioni Vlahovic ka qenë i mbushur me mashtrues dhe gënjeshtarë. Kemi hapur negociata me klube angleze dhe sa herë që ka ardhur një ofertë, Vlahovic dhe menaxheri i tij kanë refuzuar.

Plani i tyre ishte të bënin të njëjtën gjë si Mbappe me PSG-në: të largoheshin me kosto zero dhe të bënin më shumë para”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat