Christensen dhe Rudiger pranë largimit, Chelsea kthen sytë nga Madridi

Futboll

Christensen dhe Rudiger pranë largimit, Chelsea kthen sytë nga Madridi

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 09:46
Christensen dhe Rudiger

Chelsea është vendosur në lëvizje për të përforcuar skuadrën edhe pse merkato sapo është mbyllur.

Christensen dhe Rudiger janë në skadencë kontrate dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë shenjë për rinovimin e tyre, gjë e cila ka bërë që tekniku Tuchel dhe drejtuesit e klubit të vendosen në lëvizje për të gjetur pasuesin e tyre në mbrojtje.

Bëhet fjalë për brazilianin e Real Madrid, Eder Militao. 23-vjecari ka bërë progres të jashtëzakonshëm në aspektin personal, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më me shumë minuta te skuadra e Ancelottit. Kjo rritje nuk kaluar pa u vënë re nga klubet kryesore europiane dhe Chelsea është një prej tyre. Londinezët ishin një prej skuadrave që tentoi të nënshkruante me brazilianin në verën e vitit 2019, por madrilenët në fund fituan shërbimet e mbrojtësit për shumën e 50 milionë eurove.

Operacioni Militao është ende në fazat e para, por pritet që gjatë verës, Chelsea të bëjë sulmin final, sepse nevoja për të forcuar mbrojtjen është e dukshme. Me pasigurinë e qëndrimit të Rudiger dhe Christensen, tani që duket se edhe Thiago Silva nuk fal, më siguri Tuchel e di mjaft mirë se në këtë gjendje është e pamundur të vazhdohet dhe se merkato është shpëtimi i vetëm, ndaj klubi po punon që të përgatisë terrenin e duhur për Militao-n.

Një operacion në dukje të parë i përballueshëm. Ndonëse është një nga lojtarët më të rëndësishëm, te Real Madrid braziliani është një nga futbollistët më pak të paguar, me një pagë prej tre milionë euro bruto në vit dhe “blutë” e Londrës janë gati t’i ofrojnë një pagë shumë më të lartë për ta transferuar në “ishull”.

Problemi i vetëm është se Real Madrid nuk kërkon të heqë dorë nga lojtari, pas largimeve si Ramos dhe Varane verën e kaluar dhe po përgatit rinovimin dhe përmirësimin e kushteve të brazilianit, vlera e të cilit llogaritet rreth 65 milionë euro dhe gjatë verës aksi Madrid – Londër pritet të jetë tepër i nxehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat