Detajet e kontratës

Futboll

Detajet e kontratës

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 12:21
Detajet e kontratës

Pierre-Emerick Aubameyang është zyrtarisht lojtar i Barcelonës.

Klubi “blaugrana” dhe lojtari nga Gaboni kanë arritur marrëveshje për, pasi sulmuesi ndërpreu kontratën me Arsenalin. Aubameyang ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2025, me opsion largimin më 30 qershor 2023 dhe do të ketë një klauzolë përfundimi prej 100 milionë eurosh.

Negociatat “in extremis” në ditën e fundit të merkatos kulmuan me nënshkrimin e kontratës që do ta lidhë atë, të paktën për një sezon e gjysmë, me skuadrën e Barcelonës, për të kompensuar pagën e ulët që do të marrë këtë sezon.

Aubameyang mbërriti te Barça pasi përjetoi momentin më të vështirë të karrierës së tij. Në moshën 32-vjeçare, gabonezi u largua nga Arsenali pas marrëdhënieve të tensionuara me trajnerin Mikel Arteta që i hoqi shiritin e kapitenin dhe e la jashtë skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat