Zakaria: Nuk e prisja këtë transferim

Futboll

Zakaria: Nuk e prisja këtë transferim

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 12:49
Zakaria: Nuk e prisja këtë transferim

Denis Zakaria është mesfushori më i ri i Juventusit dhe dje ka zhvilluar stërvitjen e parë nën urdhrat e trajnerin Masimiliano Alegri.

Në pritje të prezantimit të tij, futbollisti zviceran ka shprehur shkurtimisht për kanalet e klubit fjalët e para pas firmës në kontratë me torinezët.

“Përshëndetje të gjithëve dhe jam realisht shumë i nderuar që jam pjesë e bardhezinjve. Për mua është një ëndërr që jam pjesë e këtij klubi dhe e vërteta është se nuk e prisja kurrë që të firmosja këtu.

Ky është një hap i ri dhe ndoshta më i rëndësishmi i karrierës sime, duke parë këtë klub të madh që besoi tek unë.

U premtoj tifozëve, shokëve të mi të skuadrës dhe drejtuesve se do të bëj më të mirën e mundshme për të arritur suksesin maksimal me këto ngjyra.

Fundja të gjithë trofetë në Itali dhe ato në Europë janë gjithçka për të cilat Juventusi lufton çdo vit dhe do të luftojë gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat