U vonua 19 minuta në stërvitje

Futboll

U vonua 19 minuta në stërvitje

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 15:25
U vonua 19 minuta në stërvitje

Mesfushori kroat, Mateo Kovaçiç u vonua në një nga seancat e fundit stërvitore të Chelseat dhe kamerat e televizionit të klubit londinez regjistruan një bisedë mes Kovaçiç dhe trajnerit Thomas Tuchel.

Kovaçiç u vonua 19 minuta në stërvitjen e mëngjesit.

“Stërvitja është në orën 11:00 dhe ai ka veshur këpucë futbolli në orën 11:19. Kjo është e papranueshme”, i tha trajneri i Chelseat lojtarit të kombëtares kroate para kamerës, duke treguar orën.

Disa tifozë të Chelseat mendojnë se Tuchel ka dashur të bëjë shaka me Kovaçiqin me këtë reagim por pjesa tjetër nuk sheh asgjë qesharake në gjestin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat