Kur pritet që FFK-ja të prezantojë trajnerin e ri?

Futboll

Kur pritet që FFK-ja të prezantojë trajnerin e ri?

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 18:29
Kur pritet që FFK-ja të prezantojë trajnerin e ri?

Kosova ka mbetur pa përzgjedhës që kur Bernarnd Challandesit i është ndërprerë kontrata.

Në krye të ekipit A për dy ndeshje ishte Primoh Gliha, i cili drejtoi Kosovën në ndeshje me Jordaninë dhe Greqinë.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi tash e një kohë është duke kërkuar trajner, ku nuk kanë munguar bisedimet me disa emrat të njohur, por së shpejti do të ketë zyrtarisht një të ri.

“KE diskutoi edhe zgjedhjen e përzgjedhësit të Kombëtares “A” dhe konstatoi se presidenti i FFK-së dhe Komisioni janë në bisedimet me disa trajnerë dhe çështja e përzgjedhjes do të dihet shumë shpejt dhe në kohë të duhur”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat