Objektivi i parë i Interit

Futboll

Objektivi i parë i Interit

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 19:55
Objektivi i parë i Interit

Në shtëpinë e Inter-it, mbërritja nga Atalanta e Robin Gosens për krahun e majtë është përshëndetur si një goditje e nivelit të lartë. Në të vërtetë, sipas spanjolles AS, duket se gjermani nuk ka qenë zgjedhja e parë e dyshes Giuseppe Marotta-Piero Ausilio. Emri në krye të listës së dëshriave duket se ka qenë ai i Angelino-s, lojtari i Leipzig.

Operacioni mësohet të ketë dështuar për shkak të çmimit, që është gjykuar shumë i lartë, të kërkuar nga klubi gjerman: 50 milionë euro. Një shifër që ka bërë Inter-in të kthejë sytë nga lojtari i bergamaskëve.

Spanjolli ka tërhequr vëmendjen e zikaltërve për rendimentin e lartë dhe statistikat mbresëlënëse: 8 gola dhe 11 asiste me ekipin e Bundesliga-s.

Gjithsesi, Angelino mbetet një objektiv për merkaton e verës, me shpresën që çmimi i kartonit të tij të pësojë një rënie. Megjithatë, do të ketë një pengesë më shumë për milanezët. Në fakt, sipas spanjolles tjetër ABC, Real Madrid e ka vënë në shënjestër ish-lojtarin e City-t për të zëvendësuar Marcelo-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat