Interi përfshinë dy blerjet e reja në listën e Ligës së Kampionëve

Futboll

Interi përfshinë dy blerjet e reja në listën e Ligës së Kampionëve

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 21:30
Felipe Caicedo

Interi ka shpallur listën e skuadrës për në Ligën e Kampionëve pas afatit kalimtar të janarit, duke inkuadruar edhe dy blerjet e reja Robin Gosens dhe Felipe Caicedo.

“Nerazzurrët” do të përballen me Liverpoolin në raundin e 1/16-të të kësaj gare, me ndeshjen e parë që zhvillohet në “San Siro” më 16 shkurt.

Trajneri Simone Inzaghi u lejua të bënte deri në tre ndryshime në listën që luajti pjesën e parë të këtij kompeticioni.

Gosens ka ardhur nga Atalanta, ndërsa Caicedo është shtuar në listë pasi erdhi nga Genoa.

Stefano Sensi u hoq nga lista për shkak se u huazua te Sampdoria në afatin kalimtar të janarit. Është fshirë edhe Aleksandar Kolarov dhe thuhet se ai do ta ndërpresë kontratën para kohe me pëlqim të dyanshëm.

Skuadra e Interit për në Ligën e Kampionëve:

Handanovic, Dumfries, Gagliardini, De Vrij, Alexis Sanchez, Vecino, Dzeko, Lautaro Martinez, Ranocchia, Perisic, Gosens, Correa, Calhanoglu, Cordaz, Vidal, Barella, Dimarco, D'Ambrosio, Darmian, S. , Brozovic, Caicedo, Bastoni, Radu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat