Sunderland kërkon legjendën e United në rolin e trajnerit

Futboll

Sunderland kërkon legjendën e United në rolin e trajnerit

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 22:40
Sunderland kërkon legjendën e United në rolin e trajnerit

Sunderland është aktualisht në Ligën e Parë angleze ndërsa synon të ngjitet sezonin e ardhshëm në Championship, për të vazhduar me projektin e rikthimit në Premier League.

Në ditën e fundit, skuadra në të cilën është aktivizuar edhe Lorik Cana, zyrtarizoi firmën me ish-sulmuesin e Anglisë, Jermain Defoe.

Ky i fundit edhe pse në moshën 39-vjeçare, me eksperiencën e tij pritet t’i japë një dorë të madhe klubit për të arritur objektivin e sezonit. Megjithatë, drejtuesit e Sunderland nuk po mendojnë vetëm për të afruar futbollistë, por tashmë vëmendja shkon te gjetja e një trajneri të ri, duke qenë se e shkarkuan Lee Johnson pas humbjes 6-0 ndaj Bolton.

Synimi është një emër i shumë i njohur si Roy Keane. Legjenda e Manchester United nuk stërvit një skuadër prej 11 viteve, ku eksperienca e fundit ishte me Ipswich Town në vitin 2011, teksa në vazhdim 50-vjeçari ka punuar në rolin e asistentit te kombëtarja e Irlandës, Aston Villa dhe Nottingham Forest.

Ndërkaq, duhet theksuar se eksperienca e parë e Keane në rolin e trajnerit ka qenë pikërisht me Sunderland nga viti 2006 deri në 2008-tën, ndërsa në vitin 2007 irlandezi i udhëhoqi ata drejt titullit të Championship në vitin 2007.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat