Ky është rregulli i rreptë që Ronaldo i ka vendosur fëmijëve të tij

Futboll

Ky është rregulli i rreptë që Ronaldo i ka vendosur fëmijëve të tij

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 11:43
Ky është rregulli i rreptë që Ronaldo i ka vendosur fëmijëve të tij

Disiplina e hekurt e Cristiano Ronaldos në jetën dhe rutinën e tij është e shumë e njohur tashmë. Nuk është për t’u habitur që superylli Manchester United dëshiron t’u vendosë fëmijëve të tij rregulla të qarta.

Si i ftuar në Expo 2020 në Dubai, Ronaldo u pyet për përdorimin e pajisjeve teknologjike (telefonat cellular): “Kjo më ka ndihmuar mua dhe njerëzit në mbarë botën dhe mendoj se duhet të përfitojmë prej saj, por nuk duhet të fiksohemi pas saj”, citohet të ketë thënë ai për ‘Daily Mail’.

I pyetur për përdorimin e teknologjisë nga fëmijët e tij, pesë herë fituesi i Topit të Artë përgjigjet: “Fëmija im më i madh (Cristiano Ronaldo Jr) së shpejti do të jetë 12 vjeç dhe ai gjithmonë më pyet: ‘

Babi a mund të kem një cellular? A mund të kem një cellular? A mund të kem një cellular?’ Unë i them: ‘Cristiano, ke kohë.’ E di gjithashtu që ky brez i ri është një hap përpara moshës së tyre, ndaj jam dakord që duhet të përfitojmë, por nuk duhet të fiksohemi pas teknologjisë”.

Ronaldo është në pritje të fëmijëve të tij të pestë dhe të gjashtë, duke plotësuar kështu gjysmën e ekipit të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat