Bale reagon ndaj tifozëve që thanë se ai ka humbur masë muskulore

Futboll

Bale reagon ndaj tifozëve që thanë se ai ka humbur masë muskulore

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 11:52
Bale reagon ndaj tifozëve që thanë se ai ka humbur masë muskulore

Gareth Bale ka reaguar ndaj tifozëve të cilët sugjeruan në Instagram se uellsiani ka humbur masë muskulore.

Sulmuesi 32-vjeçar është duke u përballur me një lëndim serioz edhe këtë sezon dhe nuk ka luajtur për Real Madridin që prej muajit gusht.

Uellsiani u fotografua duke stërvitur javën e kaluar, ku u duk se ka humbur masë muskulore dhe u shfaqë më i hollë.

Pamja e ndryshuar e tij i la shumë tifozë pa fjalë, disa prej të cilëve e kanë krahasuar gjendjen e tij para një viti me atë të tanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat