Bielsa: Suksesi prodhon dëshirën për të imituar

Futboll

Bielsa: Suksesi prodhon dëshirën për të imituar

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 13:13
Bielsa: Suksesi prodhon dëshirën për të imituar

Marcelo Bielsa është një nga trajnerët më të veçantë. “El Loco” është idhulli i Pep Guardiolës, teksa shumë trajnerë të tjerë frymëzohen prej tij. Tekniku argjentinas i Leeds United, është ndalur te dy nga trajnerët më të mirë në botë.

Për DAZN, 66-vjeçari nga Rosario vlerëson shumë Pep Guardiolën dhe Jurgen Klopp, të cilët kanë ndarë mes tyre katër titujt e fundit në Premier League: 3 spanjolli me Manchester City dhe 1 Klopp me “The Reds”.

“Suksesi prodhon dëshirën për të imituar dhe mendoj se në Angli, për shembull, ka pasur trajnerë që kanë qenë të suksesshëm dhe që janë marrë si shembull. E kam fjalën për Guardiolën dhe Klopp”.

Më pas një analizë teknike rreth dy trajnerëve, të cilët Bielsa i vlerëson shumë. “Guardiola nuk është dikush të cilin mund ta interpretosh dhe kuptosh lehtësisht.

E sheh, e vëzhgon, e shijon dhe argëtohesh me të. Guardiola bën disa gjëra që janë të vështira për t’u kuptuar. Mendoj se është shumë e vështirë për të kuptuar se si funksionin truri i tij.

Klopp? Klopp gjithashtu ka markën dhe stilin e tij, por gjermani është më i dekodueshëm se Pepi. Dallohet lehtësisht entuziazmi që Klopp vendos në ekipin e tij. Pasi është e qartë se ndërtimi I lojës kreative është ajo që e dallon Guardiolën”, përfundoi Bielsa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat