Aulas shpreson në rikthimin e Lacazette tek Lyon

Futboll

Aulas shpreson në rikthimin e Lacazette tek Lyon

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 13:51
Jean-Michel Aulas

Tabloidi britanik “The Sun” raporton se presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, ka thënë se klubi do të bëjë gjithçka që mundet për të rikthyer sulmuesin 30-vjeçar, Alexandre Lacazette nga Arsenali gjatë verës.

Francezi Lacazette kaloi 7 vjet të mrekullueshme në Lyon (2010-2017).

Ai nga 203 paraqitje shënoi 100 gola.

Përndryshe kontrata e Lacazette me Arsenalin përfundon në verë dhe Topçinjtë nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë atij një marrëveshje të re raporton portali futbollit 90min.com.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat