“Opta”: Icardi preku vetëm gjashtë topa

Futboll

“Opta”: Icardi preku vetëm gjashtë topa

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 13:58
“Opta”: Icardi preku vetëm gjashtë topa

Nuk është një moment i lehtë për Mauro Icardin. Sulmuesi i PSG-së, përveç se po përballet me marrëdhënien e turbullt me ​​Wanda Narën, po kalon edhe një periudhë të komplikuar në fushë.

Argjentinasi, i cili ka shënuar vetëm 5 gola në 24 paraqitje të përgjithshme këtë sezon, doli në fushë si titullar në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Nice, ku skuadra e Pochettino u eliminua me penallti. Ndeshja e Maurito zgjati 64 minuta, por shifrat e argjentinasit janë vërtet zhgënjyese.

Sipas të dhënave të “Opta”, në fakt, Icardi preku vetëm gjashtë topa në ndeshjen kundër Nice.

Kjo është “shifra totale më e keqe për një lojtar të PSG-së që ka luajtur më shumë se 45 minuta, qysh kur Opta përpunon të dhënat në të gjitha garat (2014/15 )”.

Më pas, postimi shton një mbiemër për të përshkruar performancën e ish-qendërsulmuesit të Interit: “Fantazëm”. Një epitet i rëndë që Maurito duhet të përpiqet menjëherë ta anulojë me shfaqjet e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat