Llapi me mendje në Ferizaj

Futboll

Llapi me mendje në Ferizaj

Nga: K.G. Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 14:09
Llapi me mendje në Ferizaj

Llapi nga Podujeva përfundon përgatitjet në Antalia dhe tani është me mendje në Ferizaj, për ndeshjen e çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Kryetrajneri Tahir Batatina është i kënaqur me rrjedhën e ecurisë së përgatitjeve në Antalia dhe tani është gati për sfidat e mëdha. 

“Ekspedita e KF Llapi përfundon me sukses fazën përgatitore në Antalya

Ekipi ynë ka zhvilluar sot në mëngjes stërvitjen e fundit për fazën përgatitore Antalya 2022 dhe në mbrëmje do rikthehet në Kosovë.

Skuadra bardhekaltër përgjatë 14 ditëve ka zhvilluar punë intensive dhe ndeshje mjaft të forta me kundërshtarë shumë cilësor për t'u njohur me gjendjen reale para fillimit të edicionit pranveror.

E rëndësishme është se atmosfera në kampin bardhekaltër si gjithmonë ka qenë impozante dhe djelmoshat tanë kanë qenë shumë të bashkuar me njëri-tjetrin.

Gëzon fakti se, asnjë futbollist nuk ka pasur lëndim serioz dhe mund të quhet fazë tejet e suksesshme, duke filluar nga puna e shtabit teknik, angazhimi dhe përkushtimi i futbollistëve, kujdesi i stafit mjekësor dhe puna e personelit administrativ.
Kujtojmë që ekipi ynë ka zhvilluar pesë ndeshje kontrolluese në Antalya.

Fillimisht, ekipi ynë ka barazuar me ekipin rus, Olimp Dolgoprudny (0-0), më pas në ndeshjen e dytë ka triumfuar ndaj Akademija Pandev (2-0 me golat e Alban Shillovës e Drilon Fazliut), ka barazuar në ndeshjen e tretë me Neftchy Fergana (1-1, golashenues Alban Shillova), ka fituar ndaj ekipit rus, Akhmat Grozny (1-0 me golin e Bianor Netos) dhe ka humbur në ndeshjen e fundit ndaj bullgarëve të CSKA 1948 Sofia(2-1 ku golin për ekipin tonë e realizoi Festim Alidema).

Edicioni pranveror për ekipin e Llapit nis më 7 shkurt me ndeshjen e Rrethit të dytë të Kupës së Kosovës, ku si fitues aktual i këtij kompeticioni do jemi mysafir i ekipit të Ferizajt.

Djelmoshat tanë kanë mbushur bateritë dhe janë maksimalisht të përgatitur për sfidat e edicionit pranveror të Superligës dhe Kupës së Kosovës”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat