Misteri  i së ardhmes së pilotit britanik

Futboll

Misteri  i së ardhmes së pilotit britanik

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 15:24
Misteri  i së ardhmes së pilotit britanik

Misteri  i së ardhmes së pilotit britanik Lewis Hamilton duket se është zgjidhur. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 do të jetë rregullisht në pistë këtë sezon me Mercedes. Ai do të jetë i pranishëm më 18 shkurt, në prezantimin e makinës Mercedes.

Lajmin e konfirmojnë mediat gjermane (RTL), që u referohen burime nga makina gjermane.

Hamilton ka ende edhe dy vite kontratë me Mercedes. Pavarësisht polemikave që pati me komisarët e garës së Abu Dhabi për humbjen e titullit kampion, ai do të vijojë të garojë. Hamilton ka mbyllur prej gati dy muajsh çdo komunikim në rrjetet sociale, pasi mbeti i zhgënjyer.

Pak ditë më parë, Mercedes publikoi një video të xhiruar që në dhjetor 2021, ku Hamilton e Russell (piloti i ri i Mercedes) uronin Vitin e Ri kinez.

Kjo lë të mendosh se ai do të garojë, pasi Mercedes nuk mund të publikojë një video me një pilot që nuk do të garojë më për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat