Gullit: De Ligt ka mësuar shumë te Juventusi

Futboll

Gullit: De Ligt ka mësuar shumë te Juventusi

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 15:25
Ruud Gullit

Ruud Gullit, legjenda holandeze e Milanit, ka këshilluar Bayern Munih të marrë Matthijs de Ligt nga Juventusi, ndërkohë që flet edhe për të ardhmen e Erling Haaland në intervistën e dhënë për Bild.

“De Ligt ka mësuar shumë te Juventusi dhe mund të japë një kontribut të madh për Bayern Munich”, tha fillimisht holandezi, i cili më tej foli për sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund.

“Haaland e shoh në Angli, por mendoj se nuk do të shkojë te Manchester United. City do të ishte një opsion i mirë për shkak të Pep Guardiola.

Liverpool dhe Jurgen Klopp do të ishin një mrekulli për të. Ajo që ka bërë Jurgen në atë klub është e pabesueshme. Thjesht duhet ta duash atë dhe ai gjithmonë është i uritur.

Kjo i shkon për shtat Haaland. Në Spanjë vetëm Real Madrid është një opsion. Këto janë tre klubet që do të jenë në garë për Erling”, shprehet Gullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat