Leveh përforcon Trepçën ‘89

Futboll

Leveh përforcon Trepçën ‘89

Nga: K.G. Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 17:38
Leveh përforcon Trepçën ‘89

Trepça ’89 nga Mitrovica përforcon radhët me një qendërsulmues për vazhdim të kampionatit të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A. 

Mitrovicasit konfirmojnë marrëveshjen me futbollistin. 

“Eyram Leveh është transferi më i ri i Minatorëve. Qendërsulmuesi 22 - vjeçar vije nga kampionati Italian ku ishte edhe pjesë e moshave të reja të klubit Chievo Verona”, njofton Trepça ’89.

Mitrovicasit renditen në vend të parë me 27 pikë dhe janë kandidatë kryesor për rikthim në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat