Liverpooli gjen zëvendësuesin e Firminos

Futboll

Liverpooli gjen zëvendësuesin e Firminos

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Sipas disa spekulimeve që po qarkullojnë, ylli i Juventusit Paulo Dybala është lojtari i parë që Liverpooli do të bëjë çmos për ta transferuar nëse Roberto Firmino largohet nga klubi.

Dybala ishte pjesë e Palermos para se të transferohej te Juventusi në vitin 2015, ku që nga ajo kohë ka regjistruar 157 gola në 277 paraqitje, përcjell KosovaPress.

Javëve të fundit, Dybala ka qenë vazhdimisht i lidhur me një transferim te Liverpooli, ku ky i fundit pritet që gjatë verës të tentojë me çdo kusht për ta transferuar yllin argjentinas.

Sipas “TuttoMercatoWeb”, Liverpooli ka qenë vazhdimisht duke e monitoruar situatën e Dybalas, pasi që janë duke e planifikuar të ardhmen e tyre pa sulmuesin Roberto Firmino.

Trajneri i “Të Kuqve” Jurgen Klopp është admirues i madh i yllit të Juventusit, dhe se e synon transferimin e tij nëse Firmino largohet gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat