Ancelotti humb durimin

Futboll

Ancelotti humb durimin

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 11:52
Ancelotti humb durimin

Real Madridi u eliminua në mënyrë sensacionale në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Polemika kundër Carlo Ancelotti, fajtor për përjashtimin e lojtarëve si Bale dhe Hazard edhe në këtë kompeticion.

“Nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Pse më pyesni gjithmonë për Bale, Hazard dhe Jovic? Pse nuk pyet edhe për Ceballos apo Carvajal?

Nëse duam të flasim për atë se kush nuk ka luajtur, duhet të flasim për të gjithë, jo vetëm për këta të tre.

Nuk ishin vetëm ata në stol. Si trajner bëj zgjedhjet në të mirë të skuadrës. Ndodh që ndonjëherë nuk shkon ashtu si duhet. Kam shumë lojtarë në dispozicion, të gjithë thuajse në të njëjtin nivel”, – replikoi trajneri italian i “Los Blancos” me gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat