Përballja me Skënderbeun

Futboll

Përballja me Skënderbeun

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 12:13
Përballja me Skënderbeun

Zëvendës trajneri i Tiranës, Erbim Fagu ka dalë sot në konferencë për mediat në prag të ndeshjes së javës së 19-ë të Superligës kundër Skënderbeut, që do të luhet të shtunën në orën 16:45.

Duke folur për këtë përballje, ai theksoi se i vetmi kundërshtar dhe që do mund ta pengonte ekipin “bardheblu” drejt titullit kampion është vetja e vet.

Zv.trajneri theksoi ndër të tjera se për të të gjitha skuadra janë të forta dhe se asnjë nuk duhet të nënvlerësohet, përfshirë edhe ekipin e Skënderbeut.

Skënderbeu- Sigurisht që Skënderbeu është në pozita të vështira, por objektivat tona janë madhore dhe do bëjmë maksimumin për të marrë më të mirën.

Kundërshtari më i fortë– Mund të themi që ka qenë një fazë e mirë nga skuadra jonë, por besoj se edhe me ndeshjen me Kukësin treguam që jemi një skuadër e mirë për të dalë kampion, por ajo që është e rëndësishme është fakti që ne kemi garë me veten tonë për të dalë kampion.

Euforia– Euforia nuk ekziston, pasi e dimë se pas një ndeshjeje të mirë, ndeshjen tjetër mund ta humbasësh, ndaj nuk ka vend euforia te ne.

Laçi- Laçi është shumë i mirë, nuk duhet të harrojmë edhe Vllazninë, por siç thash që kunb=dërshtari ynë i vetëm është vetja jonë, pasi ekipet e tjera do të prisnin për një humbje tonë.

Ekipet e dobëta- Ky kampionat nuk ka skuadra të dobëta, të gjitha janë konkurrente dhe ne duhet të punojmë për titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat