Juventusi shënjestron Lingardin

Futboll

Juventusi shënjestron Lingardin

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 13:08
Jesse Lingard

Juventusi e ka identifikuar mesfushorin e Manchester United-it, Jesse Lingardin, si cak të afatit kalimtar veror, sipas Calciomercato.

29-vjeçari po konsiderohet si opsion nga trajneri Massimiliano Allegri këtë verë, pasi ky i fundit po kërkon ta përforcojë mesfshën.

Bardh e Zinjtë po e monitorojnë situatën e tij teksa atij po i afrohet fundi i kontratës me Djajtë e Kuq.

Këta të fundit nuk po duket se po duan që t’ia zgjasin kontratën, e as Lingardi nuk po shfaq më interesim të madh për të ndenjur në “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat