Trajneri i Granada-s i jep shpresë shqiptarit

Futboll

Trajneri i Granada-s i jep shpresë shqiptarit

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 17:09
Roberto Moreno

Myrto Uzuni ka kaluar te Granada dhe do të jetë pjesë e La Liga-s.

Ndeshja e parë e ekipit spanjoll me futbollistin shqiptar në përbërje do të jetë kundër Realit të Madridit. Por a do të debutojë sulmuesi shqiptar ndaj madrilenëve?

Roberto Moreno, trajneri i Granadas është shprehur se Uzuni është gati për të dhënë kontributin e tij dhe për këtë arsye është stërvitur me lojtarët e rëndësishëm të skuadrës.

“Ka dy grupe brenda afrimeve të reja. I pari është i të rinjëve dhe që nuk kanë përvojë, por shumë ambicie, si Petrovic dhe Arezo.

Grupi i dytë është Dani dhe Uzuni, që kanë më shumë përvojë dhe ritmin e duhur për të sjellë konkurrencën”, tha Moreno që nuk përjashton aktivizimin e Uzunit ndaj Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat