Lyon me njoftim zyrtar: Ja çfarë po ndodhë me Xherdan Shaqirin

Futboll

Lyon me njoftim zyrtar: Ja çfarë po ndodhë me Xherdan Shaqirin

Nga: P.R Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 20:57
Xherdan Shaqiri

Klubi francez, Lyon ka konfirmuar se Xherdan Shaqiri do të largohet nga ekipi, ende pa mbushur një sezon të plotë ku u transferuar nga ekipi anglez, Liverpool.

“Drejtuesit e Olympique Lyonnais dhe Peter Bosz kanë rënë dakord me kërkesën e Xherdan Shaqirit për të qenë në gjendje të hyjnë në bisedime me një klub MLS si pjesë e një transferimi të ardhshëm. Për pasojë, mesfushori zviceran nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore dhe nuk do të jetë pjesë e grupit që do të udhëtojë nesër mbrëma drejt Monakos në kuadër të ditës së 23-të të Ligue 1”, thuhet në njoftimin e Lyon, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se media zvicerane, Blick, raportoi gjatë ditës së Xherdan Shaqiri pritet t’i bashkohet ekipit amerikan, Chicago Fire.

Poashtu Shaqiri shkëlqeu në ndeshjen e fundit të Lyonit ndaj Marseille me një gol dhe një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat