Legjenda e United: E habitshme, këta e gjejnë gjithmonë mënyrën si të humbin

Futboll

Legjenda e United: E habitshme, këta e gjejnë gjithmonë mënyrën si të humbin

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 10:50
Roy Keane

Eliminimi i Mancheshter United nga FA Cup nuk ka kaluar pa komente, edhe pse Middlesbrough ishte me fat që nuk pësoi golin e dytë dhe në fund festoi pas gjuajtjes së 16 penalltive.

Legjenda e këtij klubi, Roy Keane, është nga ata që nuk kursehet dhe tregohet gjithmonë i drejtpërdrejtë.

“Në ndeshjet e fundit në shtëpi United ka shënuar vetëm një gol. Më parë unë e dija se Manchester United do ta gjente një mënyrë për t’i fituar ndeshjet, por tani ky ekip e gjen gjithnjë një mënyrë për t’i humbur ato.

Kjo nuk është një shenjë e mirë. Në pjesën e parë ishin mirë, por është e pafalshme të humbësh një ndeshje kupe, që e luan në shtëpi ndaj një skuadre të Championship”, tha Keane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat