2 Korriku – Ramiz Sadiku, sfidë kryeqyteti

Futboll

2 Korriku – Ramiz Sadiku, sfidë kryeqyteti

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 12:56
Pamje nga një ndeshje

Sot do të zhvillohen katër ndeshje interesante në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Dueli kryesor do të zhvillohet ndërmjet dy skuadrave të Superligës, Gjilanit dhe Dukagjinit.

Ndonëse me synime të ndryshme në elitën e futbollit kosovar, kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për të dyja skuadrat.

Duel tjetër interesant pritet të zhvillohet ndërmjet dy skuadrave prishtinase, 2 Korrikut dhe Ramiz Sadikut, të cilat përballjet mes vete i kanë mjaft të shpeshta në Ligën e Parë dhe stinorin vjeshtor e mbyllën me pikë të njëjta.

Ulpiana pritet të ketë punë më të lehtë, ku e pret Arbërinë e cila mezi arriti të organizohej për të vazhduar stinorin pranveror.

Dueli i fundit i ditës së sotme zhvillohet në Brestovik, aty ku Onix e pret KEK-un, e cila është skuadra e vetme e Ligës së Dytë që ka prekur 1/8 e finales.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat