Vllaznia zbret në fushë ditën e diel

Futboll

Vllaznia zbret në fushë ditën e diel

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 14:09
Gjurgjeviq

Vllaznia zbret në fushë ditën e diel teksa luan në transfertë përballë Laçit. Shkodranët mbyllën fazën e dytë pa asnjë humbje, por nga ana tjetër edhe kurbinasit janë një ndër skuadrat më në formë të Superiores me shtatë fitore, një barazim dhe një humbje (ndaj Vllaznisë) në nëntë ndeshjet e fundit.

Sakaq, para sfidës mes Laçit dhe Vllaznisë, në konferencë për shtyp ka folur sulmuesi i kuqebluve, Fahrudin Gjurgjeviq i cili thekson se ekipi i tij ka më shumë kualitet se rivalët, por Laçi ka avantazhin e të luajturit në shtëpi.

“Çdo lojtar është i lumtur kur e nis ndeshjen nga minuta e parë dhe kërkon t’ia shpërblejë besimin trajnerit. Kemi një ekip të fortë dhe do të jap maksimumin. Laçi është një skuadër që ka kualitet, por besoj se në Superiore jemi ne që kemi më shumë cilësi. Laçi ka avantazhin që luan në shtëpi, por duke ndjekur udhëzimet e trajnerit shpresojmë të dalim me pikë”.

Dëmtimet? “Kam pasur fatin e keq sepse sa rikuperohesha nga një dëmtim, merrja një goditje tjetër dhe nuk stërvitesha dot. Falenderoj trajnerin Brdaric për besimin dhe shpresoj t’ia shpërblej me gola”.

Konkurrenca në ekip- “Është diçka e mirë sepse duhet, jemi një ekip që krijojmë shumë raste dhe na duhet edhe fati për t’i kthyer në gol për të fituar më pas ndeshjet”.

Europë nga kampionati apo nga Kupa? “Duke njohur cilësitë e skuadrës, por edhe emrin e madh që ka Vllaznia nuk është çudi të fitojmë kampionatin dhe Kupën”, u shpreh Gjurgjeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat