Prishtina firmos me Begollin

Futboll

Prishtina firmos me Begollin

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 14:23
Prishtina firmos me Begollin

FC Prishtina ka nënshkruar kontratë me sulmuesin e krahut, Gentrit Begolli.

29-vjeçari është produkt i Shkollës së Futbollit "Prishtina" pasi që karrierën si fatos e ka nisur në këtë skuadër në moshën 10-vjeçare.

Begolli në edicionin 2011/12 u bë pjesë e skuadrës së parë të parë të Prishtinës me ç'rast luajti deri në edicionin 2017/18. 

Ai me Prishtinën i ka fituar dy tituj kampion, dy Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa.

Karrierën pastaj e vazhdoi te Llapi, një vit luajti edhe te Flamurtari (2019/20) për t'u rikthyer sërish te Llapi në edicionin

Me Llapin e ka fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën.

Në këtë dimër u rikthye te skuadra e zemrës, Prishtina.

"Prishtina është klubi im i zemrës pasi që këtu ka filluar gjithçka për mua. Është kënaqësi që të rikthehem.

Shpresoj se gjithçka do të na shkojë mirë. Synojmë sa më shumë suksese me Prishtinën në mënyrë që t'i arrijmë objektivat e klubit. Për Prishtinën jam gjithmonë gati që ta jap edhe atomin e fundit. E kam gjetur një ambient shumë të mirë dhe me futbollistë shumë cilësor e ku besoj se sukseset nuk do të mungojnë", tha Begolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat