Franca do Zidane me çdo kusht

Futboll

Franca do Zidane me çdo kusht

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 13:24
Franca do Zidane me çdo kusht

Zinedine Zidane mund të kthehet shumë shpejt të ulet në stol.

Për ish-trajnerin e Real Madrid interesohet kombëtarja e Francës dhe gjigantët e Ligue 1, Paris Saint-Germain.

Federata franceze duket se shikon te Zizou zëvendësuesin perfekt të Didier Deschamps, i cili pritet të largohet nga kombëtarja franceze pas Kupës së Botës që do të luhet në Katar në fundin e këtij viti.

Megjithatë, siç ka bërë të ditur RMC Sport, ish-trajneri i Real Madrid duket se nuk do ta pranojë ofertën e Gjelave, sepse është në pritje të PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat