Gazeta e njohur spanjolle shkruan për sulmuesin e Kosovës

Futboll

Gazeta e njohur spanjolle shkruan për sulmuesin e Kosovës

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 14:32
Gazeta e njohur spanjolle shkruan për sulmuesin e Kosovës

Vedat Muriqi e ka filluar në mënyrën më të mirë aventurën e tij në La Liga, ku ka shënuar në ndeshjen e parë. Ai debutoi me Mallorcan në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Rayo Vallecanos, ndërsa dje ishte ndeshja e parë e tij në kampionat.

Siç duket sulmuesi i Kosovës po e gjen formën e tij të mirë që e kishte para një kohe.

Mediumi i madh sportiv spanjoll, Marca e ka cilësuar Vedat Muriqin si heroin e ri të Mallorcas.

“Dinamika e keqe e Mallorcas duhej të përfundonte sa më pare, pasi po i afrohet rrezikut të rënies nga liga.

Sulmuesi nga Kosova ka fituar ndaj tifozëve të Mallorcas në dy ndeshje. Ai ishte tashmë titullar të mërkurën në Vallecas, duke treguar se cilat janë karakteristikat e tij. Muriqi poashtu debutoi para tifozëve të tij në mënyrën më të mirë të mundshme: duke shënuar. Loja e tij ajrore duket jetike që Mallorca të arrijë qëndrueshmërinë.

Muriqi debuton si ‘vrasës’, pikërisht ajo që i mungonte më shumë Mallorca-s. Një sulmues që shënon gola” – shkruhej ndër tjera në artikullin e Marcas, përcjell Insporti.

Ndryshe, Mallorca momentalisht renditet e 17-të në tabelë me 23 pikë dhe qëllimi kryesor është mbetja në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat