Llapi në presion të Ferizajt

Futboll

Llapi në presion të Ferizajt

Nga: K.G. Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 21:57
Llapi në presion të Ferizajt

Llapi nga Podujeva është në presion të Ferizajt, në ndeshjen e të tetës së finales së Kupës së Kosovës.

Llapjanët i pret një punë e vështirë. 

“Skuadra ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e 1/8 të Kupës së Kosovës ndaj Ferizajt që do të zhvillohet nesër në Ferizaj nga ora 13:00.

Ekipi ynë është i kompletuar dhe pa ndonjë mungesë. Shtabi teknik për rreth një orë kanë dhënë instruksionet e fundit para përballjes. Ky rreth i Kupës zhvillohet me vetëm një ndeshje. Me fitore eventuale skuadra kalon tutje në çerekfinale!”, njofton Llapi.

Ferizaj synon befasinë dhe kalimin në çerekfinale.

“Nesër skuadra jonë e zhvillon ndeshjen e parë  zyrtare, pas rreth dy muaj pushim dimëror. 
Nesër djelmoshat tanë kanë një test të vështirë para vetës ku e presin fituesin aktual të kupës se Kosovës, KF Llapin. Me fitore eventuale klubi ynë do të kalojë në çerek-finale. 

Prandaj djelmoshat tanë kanë nevojë më shumë se asnjëherë tjetër për mbështetjen tuaj, andaj nesër të gjitha rrugët na dërgojnë drejtë stadiumit në përkrahje të klubit tonë të zemrës FC Ferizaj”, njofton Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat