Senegali fitues i Kupës së Kombeve të Afrikës 

Futboll

Senegali fitues i Kupës së Kombeve të Afrikës 

Nga: K. Goca Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 22:46
Senegali fitues i Kupës së Kombeve të Afrikës 

Senegali është fitues i Kupës së Kombeve të Afrikës në futboll. 

Senegalezët shënuan fitore me penallti me rezultat 4:2 ndaj Egjiptit.

Finalja u zhvillua në stadiumin “Stade d'Olembe” në Yaounde.

Përballja mes Senegalit dhe Egjiptit nuk solli gola as në kohën e  rregullt as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta. 

Një finale e luftuar deri në pikën e fundit, e cila solli emocione të mëdha. 

Senegali pati rastin më të mirë të ndeshjes pikërisht në minutën e 7-të, por Sadio Mane dështoi nga penalltia.

Mane goditi penalltinë e tij, por Gabal bëri një pritje të shkëlqyer.

Duhet theksuar se gjatë kryerjes së penalltive, Mane goditi i fundit dhe siguroi triumfin e madh të Senegalit.

Nga penalltitë, për Senegalin shënuan Koulibaly, Diallo, Diengm Mane; dështon Sarr dhe për Egjiptin Zizo, Hamdi dështoi Abdelmonem, Lassheen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat