Shkarkohet, e zëvendëson trajneri uruguaian

Futboll

Shkarkohet, e zëvendëson trajneri uruguaian

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 12:52
Shkarkohet, e zëvendëson trajneri uruguaian

Brescia shkarkon Pippo Inzaghin. Vendimi pritej prej disa javësh, por erdhi mbrëmjen e djeshme nga presidenti Massimo Cellino.

Fatal për trajnerin nga Piacenza barazimi zhgënjyes 0-0, të shtunën, në Cozenza.

Për momentin, ish-skuadra e Inzaghit është në vendin e tretë në renditjen e Serisë B me 39 pikë në 21 ndeshje, vetëm dy pikë prapa Lecces kryesuese.

“Një ndeshje që duhej ta fitonim, bëmë shumë gabime”, – tha Inzaghi pas barazimit në Kalabri. Presidenti Cellino në këtë pikë të kampionatit është i bindur që Brescia e tij duhet të jetë drejt Serisë A.

Shumë pikë janë humbur, veçanërisht në shtëpi, ku skuadra nuk ka fituar për më shumë se tre muaj. Vendin e Inzaghit e ka marrë uruguaiani Diego Lopez, që e ka drejtuar këtë skuadër edhe në vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat