Trajneri brazilian tregon momentin kur Ronaldo humbi të atin

Futboll

Trajneri brazilian tregon momentin kur Ronaldo humbi të atin

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:26
Trajneri brazilian tregon momentin kur Ronaldo humbi të atin

Trajneri brazilian, Felipe Scolari, ka folur në një intervistë për karrierën e tij, që nga drejtimi i Brazilit, Portugalisë dhe Chelsea e deri te momenti vështirë më Kristiano Ronaldon.

Kur u pyet për yllin portugez, Skolari nuk i kurseu elozhet: “Ai është një makineri golash. Është fantastik. E kam parë që në fillimet e tij te Sportingu, ku kishte shumë dëshirë dhe forcë dhe mund të them se sot ai ka akoma më shumë dëshirë seç kishte në fillimet e tij”.

Por ai u pyet gjithashtu dhe për momentin e vështirë që kaloi me Ronaldon, kur duhej t’i thoshte se babai i tij kishte ndërruar jetë. “Ishte shumë e vështirë për mua. Në krijuam një lidhje shumë të fortë mes nesh, më shumë se veç trajner-lojtar.

Kur lajmi na erdhi përpara sfidës me Rusinë, asnjë nuk dinte si t’ia tregonte. Ishte shumë e vështirë për mua, sepse dhe unë kam kaluar të njëjtën gjë. Atë ndeshje Ronaldo bëri një lojë të mrekullueshme dhe më pas u kthye në Portugali” u shpreh trajneri brazilian.

Gjithashtu Skolari theksoi dhe fjalët e Ronaldos atë ditë, që ishin: “Unë s’mund të bëj asgjë për babain tim sot, kështu që unë do të luaj nesër dhe më pas do të iki”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat