Nuk është duke kaluar sezon të mirë me PSG, Mbappe në përkrahje të Messit

Futboll

Nuk është duke kaluar sezon të mirë me PSG, Mbappe në përkrahje të Messit

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 17:36
Kylian Mbappe dhe Lionel Messi

Ylli i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe ka thënë që shkathtësia dhe talenti i Lionel Messit do t’i sjellin sukses atij përgjatë këtij gjysmë-sezoni të mbetur.

Në një intervistë për “Prime Video Sport France” pas fitores 5:1 të PSG ndaj Lille, Mbappe tha që aftësia e Messit për të luajtur në cilëndo pozitë të repartit të sulmit, do t’i sjellë suksese skuadrës.

“Messi është një lojtar i cili duhet të ndjejë lojën. Ai mund të vendos ndeshjen i vetëm dhe mund ta ndjejë atë, dhe unë mendoj që kjo është një gjë e mirë për të, ai mund të përfshihet më shumë”, tha Mbappe.

“Ai është i lirë, dhe unë mendoj që ky është një pozicion tejet i mirë”, shtoi ylli francez.

Në ndeshjen e fundit kundër Lille, Lionel Messi startoi në pozitën e sulmuesit qendror, gjë kjo që ndikoi që ylli argjentinas të kontribuoj me gol dhe asistime, ku edhe krijoi gjashtë raste për gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat